Imazhet e panjohura të revistave që botoheshin në Shqipërinë komuniste

AKTUALITET


Publikohen imazhet e rralla me kopertinat e disa prej revistave të ilustruara që janë botuar në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke filluar nga viti 1945 e deri në 1991-in, si: “Ylli”, “Në Shërbim të Popullit”, “10 Korriku”, “Shqiptarja e Re”, “Skena dhe Ekrani”, “Hosteni”, “Fatosi”, “Yllkat”, “Nëntori”, “Pioneri”, “Për Mbrojtjen e Atdheut”, “Ndërtuesi”, “Buqësia Socialiste”, “Studime Historike”, “Rruga e Partisë”, “Albania Today”, “New Albania”, “Miqësia”, “Studime Historike”, etj.

Si përçohej propaganda e regjimi komunist në kopertinat e tyre, duke publikuar foto dhe pamje të ndryshme, që nga figura dhe imazhet e Enver Hoxhës që përshëndeste me grushtin lart delegatët në Kongreset e PPSH-së, fotot dhe bustet e Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, si dhe imazhe me pamje nga “jeta e re socialiste”, “yllkat dhe pionerët e lumtur të xhaxhi Enverit”, “punëtorët dhe kooperativistët e dalluar që punonin ndër ara fabrika e kanitere ku lulëzonte jeta kudo”, “traktoristët, kombanjerët dhe shoferët e dalluar që punonin për realizmin e planeve pesë-vjeçare”, “ushtarët që stërviteshin dhe kufitarët që bashkë me popullin ushtar vigjëlonin dhe bënin roje në mbrojtje të atdheut”, “tekstilistet e dalluara”, “sportistët që arrin rekorde kombëtare”, “partizanët trima dhe sypatrembur gjatë luftës që çliruan atdheun nga fashistët e tradhëtarët”, “luanët e tyneleve në veprat e dritës”, “karikatura me ata që shikonin rehatinë personale dhe vinin interesin personal mbi atë të përgjithshëm”, etj.,/Memorie.al


foto galeri
foto galeri



Skip to toolbar