“Vlora Hysenit po i bëhet linçim”/ Beqiri: Gazidede ishte spiun i serbëve dhe Al Qaeda, u vra nga Berisha

Më të fundit


Avokati Idajet Beqiri thotë se ish drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit po i bëhet linçim dhe se ndaj saj u vendos masë sigurie, pa pasur hetim.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish drejtuesi i SHISH, Bashkim Gazidede, i emëruar kur Sali Berisha ishte president, ishte spiun i serbëve dhe Al Qaeda.

Sipas Beqirit, duke qenë se Gazidede kishte dijeni për vepra kriminale të Berishës, u dërgua në një spital në Itali, ku i dhanë një kokërr të verdhë dhe humbi jetën.

Beqiri shtoi se e gjithë kjo situatë, është konspiracion ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kjo çështja e SHISH ka marrë përmasa shumë të mëdha, e keqja është se po përsëritet, ne i dënojmë dhe pastaj fillojmë hetojmë dhe bëjmë gjyqin. Ky është linçim që po i bëhet drejtueses së SHISH, pa nisur hetimet. Ende pa u hetuar mire çështja, ne nuk kemi lënë gjë pa thënë kundër saj. Të hetosh është një gjë shumë e mirë. Ishte spiun i serbëve Gazidede dhe nuk e gjeti gjë. Ishte spiun i Al Qaeda dhe ata e morën në mbështetje pasi ra nga pushteti Saliu.

Kur po lëviznin gurët, krijimi i dosjeve dhe hetimi i Saliut, e çoi në spitalin në Itali, ia dha kokrrën edhe iku, nuk është më. Jo vetëm Gazideden, në të njëjtin spital vajti dhe Safet Zhulali, mori kokrrën, ka edhe të tjerë. Kush ka ditur për Saliun gjëra, aty ka shkuar. Ende nuk është hetuar çështja, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Kemi të bëjmë konspiracion të madh ndaj Edi Ramës. Është futur në lojë SPAK”, theksoi ai.



Skip to toolbar