Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit e Fierit.
Për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka u kërkua dënimi 10 vite burg por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj.
Ndërsa për Klodian Zoton u kërkua 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Prokurori Dritan Prenci lexoi pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. Pas kësaj seance i takon avokatëve mbrojtës të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe më pas e ka fjalën gjykata.
Dënimet që kërkon SPAK
Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto 12 vjet me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arjola Kodra 3 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Më 29 maj, Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi gjykimin e shkurtuar për shumicën dërrmuese të 20 të pandehurve në procesin për inceneratorin e Fierit. Gjykimi i shkurtuar, shmang thirrjen e dëshmitarëve në sallë apo paraqitjen e provave nga palët, duke i dhënë nga ana tjetër mundësi të akuzuarve, që në rast se dënohen, të përfitojnë uljen e një të tretës së kohës së dënimit.
