Incidenti i ndodhur të enjten me deputeten Rusida Hajdari në qytetin e Shkodrës, është bërë pjesë diskutimi edhe në tryezën e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në Neës24. Gjatë diskutimit me analistët, thuajse të gjithë ranë dakord se ky sulm verbal vjen si pasojë e kulturës së dobët, ndikimit nga mjedisi politik ku ndodhen dhe kultura e shqiptarëve që kërkojnë të imponojnë me zor mendimin e tyre dhe nuk e cilësuan si një sulm të nxitur drejtpërdrejtë me një urdhër politik.
Për analistin Fatos Lubonja ngjarjen e shikon si problem kulturor të shoqërisë shqiptare, ku ndahen “pasardhës të partizanëve ose të ballistëve”, ide dhe mendësi që për të vjen që nga koha e Enver Hoxhës. “Ngjarjen me Rudinën e shikoj si problem kulturor të shoqërisë shqiptare. Kjo histori ka nisur me Enver Hoxhën, që ndaheshin familje e mirë ose familje ose e keqe, ndërsa vazhdon edhe sot, qoftë me PD, që merr këtë vajzën pse është e bija e Azem Hajdarit. Azem Hajdari ishte një figurë politike e të “fortëve”. Me Azem Hajdarin e me këta filloi e keqja dhe jo e mira. Gjoja sikur Azemi i doli kundër Berishës, mos harrojmë se ndodhi një vrasje dhe o godit kryeministria. Tregon varfëri kulturore.” tha Lubonja
Alfred Lela tha se nuk besonte se ky incident ishte urdhëruar nga politika, ndërsa kërkoi që këto figura si Jozefina Topalli apo Rudina Hajdari që “kanë hyrë në inat me PD” të shihen më me pozitivitet dhe të mos i cilësojnë si “tradhtare që u bënë me Ramën”.
Për Erl Muratin incidente të tilla ndodhin në të gjithë botën dhe se është normale që në një vend demokratik dhe me liri shprehje, të gjithë të shprehin idetë e tyre. Murati tha se nga një anë më mirë këto të rinj që shprehin mendimet e tyre se sa ato që rrinë kot e të shikojnë, pa bërë asgjë.
“Të tilla incidente kanë ndodhur edhe më herët në Shqipëri dhe jashtë. Kemi parë incidente me Ramën, Veliajn, kemi parë në Britani, në Ukrainë ku politikanët janë futur edhe në kazan plehrash. Është thuajse normale që njerëz të zakonshëm të shprehin idetë e tyre, por dhuna patjetër është e papranueshme. Por, mendoj se më mirë janë këta të rinj sesa shqiptarët që rrinë dhe shikojnë.” tha Murati nga emisioni real Story.
Shqetësimi i analistit Arjan Vasjari ishte mungesa e tolerancës dhe kultura e mospranimit të idesë ndryshe nga shqiptarët dhe sipas tij kjo kulturë frymëzohet edhe nga figurat e larta politike. “Më shqetëson kultura e mospranimit të tjetrit, të të ndryshmes. Kam përshtypjen se është një model që ai merr në figura të larta të politikës. Të gjithë duan që të imponojnë mendimin e tyre, veprimet e tyre. Është reflektim i asaj që ndodh në kupolën e politikës.” tha Vasjari / Real Story