Incidenti që për pak ndezi konfliktin SHBA-Rusi

BOTA


Departamenti i Shtetit thirri ambasadorin rus në SHBA, për të protestuar pasi avionët luftarakë rusë përplasën dhe shkatërruan një dron amerikan ‘Reaper’ me vlerë 32 milionë dollarë. Zyrtarët amerikanë thanë se droni i mbikëqyrjes u rrëzua të martën, pasi dy avionë luftarakë rusë Su-27 e ndoqën pas, i hodhën karburant sipër dhe goditën një nga helikat e tij

Nga Frank Gardner, BBC


Ky ishte pothuajse me siguri pika më e afërt kur ushtria ruse erdhi në një përplasje direkte me Perëndimin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në hapësirën ajrore ndërkombëtare të ngarkuar në veriun e Detit të Zi, Pentagoni tha se një avion luftarak i forcave ajrore ruse Su-27, goditi helikën e një droni ushtarak amerikan Reaper pa ekuipazh, duke e detyruar atë të rrëzohej në det.

“I pamatur dhe joprofesional,” kështu e përshkroi incidentin zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Komanda evropiane e ushtrisë amerikane tha se një çift avionësh luftarakë të epokës sovjetike kishin interceptuar dronin e vëzhgimit në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe kishin hedhur karburant mbi të, përpara se ta dëmtonin aq keq, sa kontrollorët amerikanë nuk kishin zgjedhje tjetër veçse ta hidhnin në det.

Rusia dhe forcat perëndimore shpesh kanë hasur në vështirësi për të shmangur incidente të tilla, për shembull në Siri.

Por ky duket më shumë tregues i marrëdhënieve gjithnjë e më armiqësore mes Moskës dhe Perëndimit.




Skip to toolbar