Industria e armëve në rajon/ Vendet fitojnë milarda dollarë nga industria ushtarake

AKTUALITET


Kur Shqipëria është në nisje të debatit a duhet të prodhojë armë, e si duhet t’i prodhojë ato, rajoni zhvillon industri duke prodhuar armatim nga më i lehti, tek artilieria e rëndë. Kjo industri është një nga zërat më fitimprurës për buxhetet e tyre.

Sipas të dhënave mbi tregëtinë e armëve dhe munizioneve në Ballkan, Serbia mbetet eksportuesi kryesor i tyre, duke zënë 66% të totalit të eksporteve të rajonit, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pason me 32.


Në këtë sektor, në Serbi punojnë 371 kompani, dhe investitorët e huaj mund të zotërojnë deri në 49% të aksioneve të tyre.  Vlera e këtyre kompanive llogaritet mbi 1 miliardë dollarë.

Serbia mund të ofrojë gjithcka, nga armët e vogla dhe minat, deri tanket, dronët, sistemet raketore, etj.

Bosnjë-Hercegovina është vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor për nga fuqia e industrisë ushtarake, me eksporte vjetore rreth 50 milionë dollarë.

20 kompani të licenuara në këtë sektor, prodhojnë thuajse gjithcka, nga eksplozivët, deri tek raketat. 

Kroacia, prodhon armë e pajisje ushtarake përmes një agjencie të posacme shtetërore, por edhe përmes disa kompanive private, duke i dërguar makineritë e cminimit deri në Kore, e duke prodhuar nga pistoletat, tek makinat e blinduara.

Maqedonia e Veriut ka një industri shumë modeste ushtarake, të fokusuar më shumë në riparim dhe prodhim municionesh.

Qeveria e Malit të Zi i ka shitur kompanitë e saj shtetërore të armëve, duke fituar rreth 50 milionë dollarë.

Fqinji ynë jugor, Greqia, ka miratuar një plan riarmatimi me vlerë mbi 11 miliardë euro.

Ndërsa Bullgaria e cila pa privatizuar të gjitha njësitë e prodhimit të armëve, fiton nga shitja e tyre, gati 2 miliardë euro, ose 2% të të gjithë prodhimit të saj të brendshëm bruto.




Skip to toolbar