Infermierja shtatzënë në krye të detyrës, Rama: Krenar!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama teksa ka shprehur mirënjohje për bluzat e bardha që po luftojnë me armikun e padukshëm prej gati 1 viti, ka sjellë në vëmendje historinë e një infermiereje të COVID1.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama ka nxjerrë foto të infermieres Xhorxhina Metushi, e cila vijon të jetë në frontin e parë të betejës, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj.


MESAZHI I RAMËS
#RESPEKT🙏
Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.
Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!
Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre🤗
#Heronj❤️




Skip to toolbar