Bar West, Rama fut “Brrylin” në kazan

BAR WEST


Një foto e kryeministrit Rama, duke pirë cigare ka qarkulluar të hënën nëpër rrjete sociale, ku pretendohej se ai po pinte cigare brenda një lokali në kulmin e aksionit anti informalitet, ndërkohë që sapo kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore që në lokale nuk lejohen më as cigaret elektronike. Foto është publikuar nga “Brryli Broadway”, faqe e cila në publikimin e saj shprehet me fjalët e Ramës,  “Keq m’vje te kom mik e shok, po para ligjit nuk të vej dot ty sepse ligji është i barabartë për t’gjithë”, duke ironizuar Ramën për shkeljen e ligjit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se edhe kjo faqe, që është popullore për fotot humoristike, është futur me këtë denoncim në kazan. Rama ka shpjeguar se ai nuk po pi cigare brenda lokalit, por jashtë tij dhe xhami që duket është vendosur për të ndarë hapësirat mes dy lokaleve.


“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, përjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot”, ka shkruar Rama, duke ripublikuar foton. Madje, ai ka ngacmuar edhe Blendi Fevziun, i cili kishte pëlqyer postimin e Brrylit. “Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjetër. Ouuuu merre ene Fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit”, shprehet në reagimin e tij Rama.




Skip to toolbar