Insigne drejt Milanit, një lojtar gati të sakrifikohet nga kuqezinjtë!

Më të fundit


Duhen dhe pak javë të mbyllen kampionatet, por kjo nuk i ndalon klubet të mendojnë për merkaton. Në Itali klubi më aktiv për momentin, të paktën siç raportojnë mediat, është Milani.

Skuadra e Gattusos prej ditësh duket se po bën plane për sezonin e ardhshëm, teksa Leonardo dhe Maldini nuk rrijnë duarkryq, por shohin alternativat e mundshme që mund të afrojnë në skuadër.


Pas Hakan Calhanoglu, emri i radhës që mund të sakrifikohet nga “Djalli”, është ai i Susos. Ky i fundit, sipas “Il Mattino”, mund të përdoret për të joshur Napolin, që këta të fundit të lënë të lirë Lorenzo Insigne.

Aktualisht Insigne është i pakënaqur tek Napoli, edhe në ndeshjen ndaj Atalanta ishte në stol, në “San Paolo” ka vetëm vërshëllima nga tifozët e tij dhe marrëdhënia me trajnerin Ancelotti nuk duket ideale.

Këto arsye dhe situata, kanë bërë që Milani të besojë se mund të arrijë tek sulmuesi shtatshkurtër. Sipas gazetës në fjalë Milani do të takohet me agjentin Mino Raiola, i cili do të udhëtojë drejt Napolit për t’i paraqitur ofertën për Insigne: Shërbimet e Suso dhe 40 milionë euro.




Skip to toolbar