Ish zv.ministri i Drejtësisë e shpjegon me kushtetutë “ngordhjen” e dekretit

AKTUALITET


Ish zëvendës ministri i drejtësisë Arben Isaraj ka hapur Kushtetutën dhe ka renditur të gjitha nenet që rrëzojnë dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve. Madje ai e cilëson atë si “ngordhje” administrative, duke sqaruar se dekreti nuk është një akt kushtetues.

Fillimisht Isaraj shpjegon se çfarë çështjesh gjykon dhe për çfarë vendos Gjykata Kushtetuese. Për këtë ai i referohet nenit 131/21, të Kushtetutës dhe rendit të gjitha çështjet që gjykohen nga kjo gjykatë dhe ku nuk bën pjesë dekreti i presidentit.

Isaraj ngre pyetjen që është bërë kaq shpesh këto kohë nëse gjykata Kushtetuese ka tagrin të gjykojë dekretin e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve? Dhe përgjigja vjen sërish nga Kushtetuta.

“Kushtetueshmëria apo paligjshmëria, e Dekretit të Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve”, sipas pikave “a” deri në “f” të nenit 131/21 të Kushtetutës, nuk është objekt gjykimi për Gjykatën kushtetuese.

Pasi:

 A ) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është ligj;

b) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është marrëveshje ndërkombëtare për tu ratifikuar në Kuvend;

c) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është akt normativ i një organi qëndror, sipas Kushtetutës;

ç) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk i ka marrë kompetencën asnjë pushteti tjetër qendror dhe vendor;

d) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike;

dh) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe me vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij ;

e) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk merret me çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në

ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, si dhe me

verifikimin e zgjedhjes së tij.

ë) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është Referendum ;

f) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është ankesë individi kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, sqaron ish zëvendësministri i Drejtësisë.

Po kështu ai sqaron edhe një gjë thelbësore, pasi presidenti Meta gjatë gjithë kësaj kohe e ka cilësuar të vlefshëm dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve për shkak se ai është botuar në Fletoren Zyrtare, por sipas Arben Isarajt “Kushtetuta në asnjë germë të saj, nuk thotë se Dekreti i Presidentit botohet në Fletoren Zyrtare. As dhe se ai hyn në fuqi kur botohet në Fletoren Zyrtare”.

Në përmujorin e "ngordhjes" administrative.Pothuaj një muaj më parë, na ngordhi pa u pjellë mirë, një hibrid…

Gepostet von Arben Isaraj am Donnerstag, 11. Juli 2019


Skip to toolbar