Kretë, shkencëtarja amerikane gjendet e vrarë në bunker

AKTUALITET


Shkencëtarja amerikane e zhdukur prej disa ditësh në Kretë është gjetur e vrarë në një bunker të Luftës së Dytë Botërore. Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë më parë pasi shkoi për vrap, është mbytur, konfirmoi policia për BBC.

Rasti po hetohet si vrasje penale. 59-vjeçarja nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani shkoi në ishull për të marrë pjesë në një konferencë.


Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit, në Chania ku po mbahej konferenca.

Suzanne u raportua e humbur në 2 korrik dhe filloi një përpjekje e madhe kërkimi. Trupi i saj u zbulua nga dy banorë vendas që po eksploronin bunkerin, i përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore. Një autopsi mjekoligjore tregoi se shkencëtarja ishte mbytur. Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit apo u zhvendos aty pas ngjarjes.

Faqja e internetit Greek Reporter tha se trupi i saj ishte mbuluar me çarçafë dhe një leckë, duke udhëhequr autoritetet greke në përfundimin se ajo ishte vrarë. Sipas një zyrtari lokal, zona rreth bunkerit, që shtrihet në veriperëndim të ishullit, është një vend turistik popullor.




Skip to toolbar