“Ishte protestë politike, jo mosbindje civile”, Minxhozi: Pamë disa persona me pushtet, që përdorin automjetet e tyre të shtrenjtë…

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi, tha se protesta e sotme e opozitës nuk ishte mosbindje civile por një protestë politike. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Minxhozi u shpreh se mosbindja civile nuk mund të bëhet me persona me pushtet në opozitë që tregojnë makinat luksoze.

“Bëra një kërkim në google për të parë se togfjalëshi “mosbindje civile” është përdorur nga 2016, ku si Berisha edhe Basha në atë kohë premtonin kohë pas kohe, në momente të ndryshme krizash, që shqiptarët do t’i nxjerrim në rrugë, do bllokojmë rrugën, do të fillojë një stinë e gjatë që ata në mënyrë të përsëritur e quajnë mosbindje civile. Duhet të themi që kjo që pamë ne sot, si 10 herë të shkuara, nuk është mosbindje civile, por protestë politike e disa personazhe të veshur me pushtet në opozitë, që përdorin automjetet e tyre, thërrasin përkrahësit e tyre.

Mosbindje civile është kur një fshat apo krahinë nuk paguan faturat e dritave, të ujit se thotë kam borxhe dhe nuk ia dal dot. Mund ta iniciojë edhe një opozitë, por problem është se nesër automjetin tënd të shtrenjtë e vendos në një autostradë, ku kalojnë qindra mijëra njerëz, dhe të bashkohen disa qindra, atëherë ka diçka që kërcet. Ku janë këta njerëz? Ka një masë të vogël, pak qindra persona që shfaqen me deputetët në krye dhe thotë se shqiptarët po protestojnë në mënyrë civile. Ka po aq policë, gazetarë dhe reporter sa ka dhe protestues dhe deputetë.”, tha Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar