Plagosje në Tiranë, fqinji qëllon 31-vjeçarin me armë

AKTUALITET


Rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, një konflikt mes dy komshinjve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë shtetasin S. B., 31 vjeç, pas një përplasjeje për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar