Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 36 vjeçari turk arrestohet në Morinë

AKTUALITET


Një 36 vjeçar turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se Koray Aniç u ndalua në hyrje të Shqipërisë pasi ishte në kërkim nga shteti turk për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.


Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit në Turqi./abcnews.al




Skip to toolbar