Holandë/ Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave i bën thirrje qeverisë të mos përdorë Facebook-un

BOTA


Autoriteti Hollandez për Mbrojtjen e të Dhënave këshillon institucionet qeveritare që të ndalojnë përdorimin e Facebook, ndërkohë që mbetet e paqartë saktësisht se çfarë ndodh me të dhënat personale të përdoruesve në faqet e qeverisë holandeze në platformë.

“Njerëzit që vizitojnë një faqe interneti qeveritare duhet të jenë në gjendje të besojnë se të dhënat e tyre personale dhe të ndjeshme janë në duar të sigurta,” tha presidenti i AP Aled Wolfsen.


Nënsekretarja për Dixhitalizimin, Alexandra van Hoofelen tha se kompania mëmë e Facebook, Meta, duhet ta bëjë të qartë përpara verës se si do të qetësojë shqetësimet e qeverisë për sigurinë e të dhënave personale.

“Përndryshe do të detyrohemi të ndalojmë përdorimin e Facebook-ut duke ndjekur këtë këshillë”, shtoi ajo./abcnews.al




Skip to toolbar