Ishte shpallur në kërkim nga Interpoli francez si pjesë e një bande, kapet shqiptari në Peru

AKTUALITET


Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, Oltjon Belulaj, është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importim të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar.

Belulaj është arrestuar në aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil. 


Pas arrestimit, 33-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, raportojnë mediat e huaja.

Belulaj, sipas Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.




Skip to toolbar