Islanda kalon në “sitë” Turqinë në aeroport, Ankaraja e quan “incident diplomatik”

KOMBËTARE


Një incident gjatë kontrollit të lojtarëve të ekipit kombëtar turq në aeroportin e Rejkjavikut në Islandë, ka marrë përmasat e një problemi diplomatik. Mediat raportojnë se ekipi turk ka fluturuar drejt Islandës për ndeshjen që do të zhvillojë me këtë të fundit më 11 qershor, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Pas mbërritjes në aeroport, ekipi turk, sipas mediave, është mbajtur gjatë në kontrollin e pasaportave për më shumë se dy orë, pas dhënë asnjë shpjegim përë këtë.

Lojtarët i janë nënshtruar një verifikimi dhe kontrolli të rreptë. Gjithashtu, sendet private dhe bagazhet e lojtarëve janë kontrolluar imtësisht nga autoritetet e sigurisë në aeroportin e Rekjavikut. Për shkak të këtij incidenti, siç e ka quajtur pala turke, ka pasur shumë reagime nga shteti nga organet shtetërore në Turqi.

Trajtimi i ekipit tonë kombëtar të futbollit në aeroportin e Islandës është i papranueshëm si në aspektin e praktikave diplomatike dhe në kuptimin humanitar. Kombi ynë nuk duhet të ketë dyshime se ajo që është e nevojshme do të bëhet”, shkroi ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në Twitter.

Lojtari Burak Yılmaz tha se siguria e aeroportit konfiskoi bagazhet e anëtarëve të ekipit ndërsa disa pjesëtar të stafit u mbajtën gjatë në kontrolline sigurisë për disa orë. “Kjo është mungesë respekti dhe vulgaritet. … Fluturuam për gjashtë orë e gjysmë dhe kemi pritur tre orë. Disa nga miqtë tanë ende nuk kanë dalë”, tha Yılmaz.

Zëdhënësi presidencial i Turqisë İbrahim Kalın gjithashtu komentoi këtë incident.  “Trajtimi i mospërfillshëm ndaj ekipit tonë kombëtar në Islandë nuk është i pranueshëm dhe çfarë është e nevojshme do të bëhet. Shteti dhe kombi ynë qëndrojnë pranë ekipit tonë kombëtar“, shkroi Kalın në Twitter.

Kujtojmë se Turqia dhe Islanda janë të dy ekipe që bëjnë pjesë në grupin ku luan dhe ekipi ynë kombëtar i futbollit, për ndeshjet kualifikuese të euro 2020. Vetëm tre ditë më parë, ishte skuadra jonë kombëtare që luajti ndaj Islandës në Rejkjavik, ku të besuarit e Edy Reja dolën kokulur.



Skip to toolbar