Italia vë në dyshim Botërorin

Më të fundit


Kandidati për “Topin e Artë” gabon sërish nga pika e bardhë e penalltisë dhe Italia vë në dyshim pjesëmarrjen në Botëror. E gjitha e shtyrë për të hënën në mbrëmje.

Italia që donte të mundte Zvicrën për të mbyllur kualifikimin nuk kaloi përtej 1-1 në “Olimpico” të Romës para 50 mijë shikuesve. Fillimi fals i kampioneve që u nënshtruan në 20 minutat e para, të befasuar nga një Zvicër që kaloi menjëherë në avantazh dhe vazhdoi të luante lojën e tyre për aq fuqi sa kishte.


Barazimi i Di Lorenzo-s dha shpresa. Italia u fut vonë në lojë, në pjesën e dytë futi kundërshtarët poshtë, por nuk arriti ta përmbysë, duke bërë një gabim me Jorginhon në minutat e fundit. Mesfushori kampion Europe dhe fitues i Champions me Chelsea, gaboi nga pika e bardhë duke e goditur topin totalisht mbi traun e Sommer.




Skip to toolbar