Izraeli do të fillojë vaksinimin anti-COVID për fëmijët 12-15 vjeç

CORONAVIRUS


Pas publikimit të rezultateve të efektivitetit të vaksinës së Pfizer, në grupmoshat 12 deri në 15 vjeç, Izraeli lideri deri tani i fushatës së vaksinimit në botë për 100 banorë, planifikon të nisë së shpejti vaksinimin kundër kësaj grupmoshe.

Në pak muaj, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, sistemi i shëndetit publik të Izraelit pritet të fillojë vaksinimin e rreth 600,000 të rinjve nga mosha 12 deri në 15 vjeç.

Pas fushatës për të vaksinuar ata 16 e lart, këtë herë sfida nuk është logjistike dhe nuk përfshin ndonjë pasiguri në lidhje me disponueshmërinë e vaksinës. Por sfida më e madhe do të jetë bindja e prindërve për rëndësinë e vaksinimit të të rinjve kur ata nuk janë në kategorinë e të rrezikuarve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë pret konfirmimin e Administratës Amerikane të Barnave për sigurinë e vaksinës dhe më pas ato do t’u ofrohen fëmijëve.

Izraeli ka arritur të marrë një shkallë të lartë vaksinimi dhe vendi prej javësh ka dalë nga shtetrrethimi I tretë dhe dalëngadalë po I rikthehet normalitetit.



Skip to toolbar