Izraeli zgjeron sulmin në Gaza, vriten 3 ushtarë izraelitë dhe një komandant kyç i Hamasit

BOTA


Ushtria izraelite njoftoi se tre ushtarë të tjerë u vranë dje duke luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e ushtarakëve të vrarë në 401 që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) lëshuan një deklaratë këtë mëngjes duke listuar viktimat e fundit: 36-vjeçari Neriya Shaer nga Yavne, 22-vjeçari Ben Zussman nga Jerusalemi dhe 19-vjeçari Binyamin Yehoshua Needham nga Zikhron.

Mediat lokale, raportojnë se nga 401 ushtarë të vrarë, 75 u vranë gjatë ofensivës tokësore brenda Rripit të Gazës, ndërsa shumica dërrmuese e të tjerëve u vranë gjatë përleshjeve në jug të Izraelit në ditën e sulmit të Hamasit në 7 tetor.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se po zgjerojnë operacionet tokësore në të gjithë Gazën, pas rënies së armëpushimit me Hamasin të premten.

“IDF po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

“Politika jonë është e qartë – ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”.

Izraeli vrau komandantin e Batalionit Shati të Hamasit në një sulm ajror të dielën, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se komandanti, Haitham Khuëajari, ishte përgjegjës për kryerjen e sulmeve në territorin izraelit gjatë 7 tetorit.

Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e rreth 15,200 palestinezëve që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza.



Skip to toolbar