Japonia, rekord jetëgjatësie, mbi 71 mijë persona, mbi 100 vjeç

BOTA


Njerëzit që jetojnë mbi 100 vjeç janë të pakët në botë, por jo në Japoni. Ky shtet ka thyer rekordin duke pasur numrin më të lartë të personave që i fryjnë qirinjve të 100 vite jetë mbi tokë.

Në Japoni, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend jetojnë 71,238 njerëz që e kanë kaluar moshën 100 vjeç. 88.1% e këtij grupi përbëhen nga femrat, me një numër që arrin në 62,775, ndërsa meshkujt që kanë kaluar moshën 100, janë 8,463.

Jetëgjatësia për femrat në Japoni është 87.32 vjeç, ndërsa për meshkujt 81.25 vjeç.

Japonezja Kane Tanaka është 116 vjeçe dhe mban rekordin si gruaja më e moshuar në botë, ndërsa burri më i moshuar është Chitetsu Watanabe, 112 vjeç.



Skip to toolbar