Irani kërcënon SHBA: Do përgjigjemi me luftë në rast sulmi ushtarak

BOTA


Ministri i jashtëm iranian, Mohamed Zarif ka paralajmëruar se Teherani është i përgatitur për “luftë të gjitha drejtimet” nëse SHBA apo Arabia Saudite fillon një sulm ushtarak ndaj vendit të tij. Gjatë një interviste për CNN, Zarif kërcënoi SHBA-të, pas lajmit të Washingtonit se “Irani ishte përgjegjës për një sulmet në rafineritë e naftës në Arabinë Suadite” javën e kaluar.

“Unë po bëj një deklaratë shumë serioze në mbrojtje të vendit tim, dhe them se ne nuk duam të përfshihemi në një konfrontim ushtarak, por do të mbrojmë territorin tonë.” tha Zarif


Rebelët Houthi që luftojnë aktualisht me Arabinë Saudite në Jemen morën përgjegjësi për sulmin, i cili shkaktoi zjarre masive në dy nga objektet më të mëdha të naftës në vend. Por Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se Irani, i cili mbështet Houthis në Jemen, qëndronte në të vërtetë pas sulmit, i cili u krye duke përdorur drone. Në lidhje me ngjarjen presidenti Trump tha do të rriten sanksionet kundër Iranit.




Skip to toolbar