Javët Ndërkombëtare të Kulturës, Rama ndan videon: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë!

AKTUALITET


Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kultursë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albanai” publikoi pamje nga skena e çeljes së edicionit të tretë.


“Gati për nesër mbrëma skena e bukur e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ashtu si edhe në edicionet e kaluara JKN do të zhvillohen nga muaji maj deri në nëntor.

Shqipëria do të mikpresë kultura nga e gjithë bota, me një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza dhe energji të reja.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore.




Skip to toolbar