Jep dorëheqjen kryeministri rus Medvedev dhe qeveria e tij

AKTUALITET


Kryeministri rus Dmitry Medvedev njoftoi të mërkurën se ai dhe qeveria e tij jepnin dorëheqjen. Deklaratën ai e bëri pas fjalimit vjetor që Presidenti Vladimir Putin bëri para ligjvënësve, ku ai propozoi një seri reformash kushtetuese që do t’i jepnin më shumë kompetenca parlamentit – përfshirë mundësinë e zgjedhjes së kryeministrit.

Në krah të presidentit Putin, Medvedev njoftoi dorëheqjen e tij duke thënë se qeveria në formën e saj aktuale ka dhënë dorëheqjen.


Kryeministri tha se ky vendim kishte për qëllim përshtatjen me ndryshimet kushtetuese që do të pasojnë vendin. Ndërsa Putin sqaroi se ndryshimet kushtetuese do të hidhen në një referendum, sikurse i bëri thirrje qeverisë që të vijojë të përmbushë detyrat e saj deri në krijimin e qeverisë së re.




Skip to toolbar