“Jep llogari për Kosovën!” – Abazoviç thirret me urgjencë në Parlament

KOSOVA


Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.


Kërkesa është bërë me sugjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodraç Lekiç, i cili më herët ishte i mandatuar edhe për të qene kryeministri i Malit të Zi i mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovës Dritan Abazoviç tha se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.

Më 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE i kaloj Asamblesë me 33 vota pro nga 46 vende që morën pjesë në votim.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008, por kohët e fundit ka pasur skepticizëm për sjelljen e këtij vendi pas fitore së zgjedhjeve presidenciale nga Jakov Millatovic i cili u mbështet nga forcat pro serbe.




Skip to toolbar