Juncker: Zhgënjim, një gabim i madh historik

POLITIKË


Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është shprehur i zhgënjyer sa i përket mos hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar qartazi se ky është një gabim i madh historik i Bashkimit Europian.

“Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati i diskutimit për zgjerimin e Bashkimit Europian. Është një gabim i madh historik të mos hapës negociatat e zgjerimit me ShqipërinE dhe Maqedoninë e Veriut. Një gabim i madh historik!”, ka deklaruar Juncker, duke përsëritur zhgënjimin e tij.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian me rastin e debatit për përgatitjet për Këshillin Evropian të 17-18 Tetor 2019, Juncker kërkoi që të mbahet premtimi me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse presidenti Tusk, presidentja e zgjedhur Von der Leyen dhe unë u shkruam një letër shteteve anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, pati deklaruar Juncker para takimit të liderëve të 28 vendeve anëtarë të BE.



Skip to toolbar