Negociatat, Merkel: Dëshpëruese, nuk mbajtëm premtimin

POLITIKË


Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar zyrtarisht mungesën e konsensusit mes vendeve të BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel tha se ky vendim i BE-së ishte dëshpërues dhe patjetër që do të shkaktojë zhgënjim mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ajo tha se mirëkupton edhe qëndrimin e Presidentit Macron për reformimin e sistemit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne kemi diskutuar për këtë, problemi është se cili do të jetë efekti nëse hapen negociatat. Patjetër që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë. Unë fola me Zaev, por e mbështes në një pikë Macron sa i përket procesit ë zgjerimit që duhet reformuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Ne vërtetë dëshirojmë që të ndodhë hapja e negociatave”.


Europa, i kujt është faji?

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka pasur ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët. Në Gjermani ka rezerva sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimi, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket kësaj çështje. Në fakt kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t’i mbajmë dhe nuk duhet t’u kthejmë shpinën vendeve. Në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE”, tha Merkel.

E pyetur sërish për negociatat dhe nëse pati një votim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kancelarja Merkel tha se kjo çështje nuk është hedhur në votim. Ajo tha se për Shqipërinë disa vende të BE-së kundërshtuar procesin e hapjes së negociatave. “Nuk patëm vendim. Nga vendet e BE-së pati disa vende që e kundërshtuan hapjen e negociatave për Shqipërinë”, tha ajo.




Skip to toolbar