Juristi Jordan Daci: Nuk jam dakord për sistem drejtësie të egër”.

AKTUALITET


Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet mbi arrestimet e bujshme të gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe mjekut Edvin Prifti.

Avokati Jordan Daci, një nga të ftuarit në studio, tha se gjykata ka pasur një vendim të rëndë për personat në fjalë.


Sipas tij, sistemi ynë në shëndetësi është në dy forma: “Ose nuk ka gjykim fare, ose gjykata të merr shpirtin”.

“Nuk mendoj se ka pasur një prapavijë të qëllimtë. Për më tepër nuk mendoj se prokurori i çështjes nuk ndikohet tek kjo pjesë. Ky si rast ngre disa probleme. Nga njëra anë ngre problemet e drejtësisë që është e brishtë nga ana tjetër ngre problemet e cilësisë së drejtësisë, presionit që i bëhet. E treta kemi një sistem, qeverisëse do e thoja unë nga mënyra që si funksionon krijon hapësira për korrupsion dhe nuk rrit pagat, për doktorë si profesor Prifti, ai është një vlerë në shëndetësi, të ketë mundësi të përfitojë para. Sepse një mjek i atij niveli nuk mund të paguhet me 400 mijë lekë. Sigurisht kjo është arsyeja. Problemi i parë është më i rëndësishmi. Ne do të donim që çështjet t’i hetojë SPAK-u. Në rrallë të parë ne duhet ta denoncojmë korrupsionin. Ai denoncimi i famshëm që ka bërë administrata është i turpshëm. Për çdo javë ai në mënyrë periodike duhet të prodhojë të dhëna, ankesa, të paraqesë dhe jo thjesht të marrë një email dhe të heqë përgjegjësinë nga vetja. Ideja është që vijmë tek thelbi që janë dy subjekte në fjalë, gjyqtarja dhe doktori. Ka pasur dhe raste që e kanë krahasuar doktorin me Tiren, por kjo është një fyerje. Në rastin e gjyqtares dhe në rastin e doktorit, sistemi ka gabuar për dhënien e masave. Në Shqipëri ka një abuzim për masën e sigurisë si një formë ndëshkimi, por kjo ka një qëllim, ai ose ajo të mos krijojë probleme dhe gjykata të japi vendimin. Një masë alternative ekstreme do të më duhej. Hetimi duhet të ishte gjithëpërfshirës. Praktikisht nuk jam dakord për një sistem drejtësie të egër. Për shkak të reformës së bërë kemi një drejtësi që ka parim bazë atë që ka drejtësia, e që është humanizmi. Ne kemi dy raste në drejtësi, ose nuk gjykon fare, por kur gjykon të merr shpirtin”, tha Daci.




Skip to toolbar