Tirana-Vllaznia pa tifozë, Ahmataj: Të përgatitur për fitore

AKTUALITET


Tirana do të përballet me Vllazninë në ndeshjen e radhës në kampionat. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmtaj foli në konferencë për mediat një ditë para ndeshjes. Trajneri i Tiranës u shpreh se pavarësisht mungesës së tifozëve, ekipi do të futet në fushën e lojës vetëm për të fituar.  “Është klasikja e futbollit shqiptar dhe jemi koshientë për vështirësinë e kësaj ndeshje pasi Vllaznia është treguar shumë e fortë në transfertë përballë çdo kundërshtari. Ne nuk heqim dorë nga loja dhe filozofia jonë. Tirana futet në çdo ndeshje për fitore dhe kjo nuk do të bazohet vetëm tek dëshira por te logjika e lojës. Ndikon shumë mungesa e tifozerisë, pasi është lojtari i 12 i skuadrës që i jep adrenalinë dhe mundësi për të shprehur më të mirat dhe për të nxjerrë energjitë e mbyllura të çdo futbollisti që përkthehen në rezultat. Por ne e kemi marrë konfirmin që luajmë pa tifozët dhe jemi të përgatitur”, tha Ahmataj.

Julian Ahmataj nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë të rëndësishëm për “klasiken” e Shqipërisë. Por ai nuk i trembet mungesave, pasi shprehet që të gjitha rolet janë të dubuluara. “E kam shprehur dhe më parapra që Tirana i ka rolet e dubluara dhe ka kontigjent shumë të mirë. Ka ndërthurje mes lojtarëve me eksperiencë dhe futbollistëve të rinj që ndihmohen nga pjesa tjetër. Mungesat janë evidente. Kemi rikuperuar Hasanin dhe është bashkuar me grupin. Gjithashtu edhe Muçi do të na bashkohet nesër me ekipin. Tirana i ka rolet e dubluara dhe i ka forcat për të mos ndikuar këto mungesa në ndeshje”, tha trajneri.


Trajneri i Tiranës foli dhe për objektivat e tij në krye të bardhbeluve, që për Ahmatajn është titulli kampion. “Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje të shpallemi kampion. Nuk di që ndonjëhere Tirana ka hyrë për të qënë thjesht perzente ne Kampionat”, tha Ahmataj, duke lënë të kuptohet se do të mundohet të fitojë kampionatin me grupin aktual të lojtarëve që ka. “Skuadra është e kompletuar në çdo repart, por cdo skuadër në botë gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Këtë gjë e ka klubi në dorë, por unë jam i kënaqur me organikën dhe duhet vetëm të përmirësohemi”, tha trajneri. Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet të premten në “Selman Stërmasi” pa praninë e tifozëve, pasi Tirana vuan ende dënimin për shkak të trazirave në ndeshjen derbi ndaj Partizanit.




Skip to toolbar