Kalo jep lajmin e mirë: Tjetër 24 orësh pa asnjë të shtruar në Infektiv

CORONAVIRUS


Mjeku Tritan Kalo është shprehur optimist për situatën e pandemisë në vend, ku shkruan se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo shprehet se është ende herët që të brohorasim për fitore, pasi ka ende punë për të bërë për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.

Ai ka bërë thirrje edhe për ata persona që për arsye politike apo inate të ndryshme falsin kundër vaksinimit duke kërkuar që t’i lënë mjekët të bëjnë unë e tyre. Sipas Kalos përmirësimi i situatës nga pandemia ka ardhur si rezultat i respektimit të masave antiCovid dhe vaksinimit.


“Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit,  vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, nuk është ende momenti  për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!… Kemi ende udhë për të bërë në tunelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra…. Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë minutë nuk do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë  në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!”, shkruan Kalo.




Skip to toolbar