Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Labinot Fushë, ku mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç.
Nga përplasja mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.