Kanabisi në repartin e Zall Herrit, jepet masa e sigurisë për 3 ushtarakët

AKTUALITET


Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 zyrtarët e ushtrisë në Zall Herr.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të dyshuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale.


Ata kanë theksuar se 140 hektarë tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.

Shefi i seksionit, Gramoz Mullai, 52-vjeç dhe dy specialistët, Rustem Koci, 25 vjeç dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohet për shpërdorim detyre.

Ata u arrestuan pas një operacioni të policisë ku u asgjesuan 125 rrënjë kanabis, ndërsa 4 ushtarakë të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me këtë ngjarje.




Skip to toolbar