Kantieri i Automotoparkut në Elbasan/ Rama: Do t’i shtojë Shqipërisë, një motor tjetër për ekonominë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër këtë të shtunë kantierin e Automotoparkut në Elbasan, ku po ndërtohet një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit.

Sipas Ramës, ky projekt është një hapësirë e re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore, po edhe një mundësi e re e jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e FORMULA UNO.


“Këtu jemi me infrastruktuën e AutoMotoparkut. Jemi duke punuar aktualisht me fazën fundore të pritave lumore, për të lidhur të gjithë pritën lumore të Automotoparkut me pjesën fundore që kishim bërë me Ministrinë e Bujqësisë. Është një projekt shumë i mire, i cili u ka shërbyer shumë banorëve të Elbasanit. Është bërë një rrugë me ajër të pastër, është me standarte buzë lumit Shkumbim. Është bërë një punë kolosale pasi janë 5 km deri tani, të cilat kanë përfunduar  nga të dyja krahët e lumit Shkumbim. Puna është bërë me cilësi. Qytetarët kanë qenë mjaft të kënaqur.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Llatja. 

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se një vëmendje e vëçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjihë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese.

“Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikepamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave. Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. 

Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë. – u shpreh Kryeministri Rama teksa theksoi se “duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt.”




Skip to toolbar