Gjimshiti: Jemi gati, Shqipëria hyn vetëm për 3 pikë ndaj Moldavisë

KOMBËTARE


Kombëtarja shqiptare do të përballet me Moldavinë në transfertë në orën 18:00 ku na duhet vetëm 1 pikë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes, trajneri Sylvinho u shoqërua nga kapiteni Berat Gjimshiti i cili foli i pari duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Besoj që brenda ekipit jemi të njëjtë, presioni rritet. Por presioni transformohet në gjë të mirë në fushë dhe në nje ndeshej ku jep gjithçka të ndihmon. Lojtarët e ri duhet të ndihmohen nga ne me eksperiencë. Edhe trajneri bën punën e tij. Jemi shum afër, por duhet të bëjmë edhe pak për të bërë ëndrrën realitet.”


Vetëm ne i kemi mundur Moldavët, a do të përsëritet?
Do të jetë shumë e vështirë, si ndeshjet e tejra. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë që në Air Albania kishim pak raste deri në atë supergolin e Asanit. Jemi përgatitur shumë mirë për të përballuar fushën dhe të shkojmë në të njëjtin drejtim.

Nesër llogari, apo fitore?
I gjithë ekipi nuk hyn për barazim, edhe nëse është ekip i dobët, nuk hyet në fushë për barazim. Në natyrë e kemi të marrim 3 pikët në çdo lojë. Nëse nuk do të kishim këtë mentalitet do të kishim mundësi për të gabuar më shumë.




Skip to toolbar