Kapshticë, 68 kg drogë fshehur tek “Toyota”

Më të fundit


Policia Kufitare e Kapshticës ka mundur të ndalonte transportin e një sasie të madhe droge jashtë kufijve të saj. Është arrestuar në flagrancë një 38 vjeçar, i cili kishte fshehur në makinën e tij tip “Toyota” 68 kg lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:


Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Më datë 05.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi G.Gj, 38 vjeç, banues në Divjakë, me mjetin tip “Toyota”. Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.Gj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.




Skip to toolbar