Ish-prokurori Ervin Karanxha, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestën dhe tensionet.
Karanxha u shpreh kundër dhunës, por theksoi se për të kuptuar situatën duhet të analizohen fillimisht shkaqet që, sipas tij, kanë çuar në këtë pakënaqësi.
Ai ngriti shqetësime për funksionimin e sistemit të drejtësisë, rritjen e numrit të dosjeve të mbartura dhe pasojat e reformës në drejtësi.Sipas ish-prokurorit, pakënaqësitë kanë edhe një dimension ekonomik dhe lidhen me problematika që, sipas tij, janë krijuar përgjatë 35 viteve të fundit.
“Para një viti në gjykatën e Apelit u vra një gjyqtar për shkak të mosfunksionimit. Sot është rritur stoku i dosjeve ka shkuar në 50 mijë. Unë personalisht jam kundër dhunës së pasojave, por fillimisht duhet të shohim shkaqet… Shkaku është te dështimi i Reformës ë drejtësi. Protesta ka edhe shkaqe ekonomike, që lidhet me një situatë 35-vjeçare. Këto janë pasoja të një politike të gabuar prej 35-vjetësh. Ndaj këtu ka vend për nisjen e hetimit ku kanë shkuar 500 mln euro të investuar për Reformën në drejtësi. Për mua nuk duhet të kalohet në masa ekstreme…Por kemi njerëz të pakënaqur që kanë ngritur pretendimet dhe për mendimin tim edhe pretendimet qëndrojnë”, tha ai.


