Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat bëri të ditur se deri në orën 15:00 rezulton se kanë marrë pjesë në votime 15.5% e votuesve në të gjithë vendin.
Katër orë në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit që mbyllet në orën 19.00, KQZ bën publike numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje deri në orën 15.00. Siç edhe duket nga lista e publikuar nga KQZ, në Tiranë është numri më i madh i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje. 117 108 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00 në kryeqytet.
Numri i votuesve deri në orën 15.00:
Malësi e Madhe 4600
Shkodër 8700
Pukë 2700
Fushë Arrëz 19959
Tropojë 24000
Has 2888
Kukës 6900
Lezhë 9400
Mirditë 4300
Kurbin 5014
Mat 6810
Klos 3020
Bulqizë 5000
Dibër 8083
Vorë 3550
Kamëz 7412
Tiranë 117 108
Kavajë 5100
Rrogozhinë 4100
Belsh 5208
Elbasan 27466
Gramsh 7446
Librazhd 8501
Lushnjë 21 746
Fier 30440
Patos 6906
Mallakastër 5573
Kuçovë 7200
Berat 11300
Skrapar 2976
Pogradec 11265
Korçë 13500
Kolonjë 3950
Këlcyrë 2900
Vlorë 23899
Himarë 3160
Delvinë 1869
Sarandë 6280
Finiq 3315
Konispol 2852
Në total 546 388, shifra 15.5%
Më herët gjatë ditës zëdhënësja e KQZ-së njoftoi se kishin marrë pjesë në votime 12 % e votuesve, ndërsa rezultati aktual tregon se ka një rritje shumë të vogël të pjesëmarrjes. Mendohet se është orari i drekës ndaj dhe shkalla e pjesëmarrjes është e ulët. Pritet që në orët në vijim të ketë një rritje.