Katër orë nga mbyllja e procesit, votojnë 15.5% e zgjedhësve. Tirana, me numrin më të lartë

AKTUALITET


Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat bëri të ditur se deri në orën 15:00 rezulton se kanë marrë pjesë në votime 15.5% e votuesve në të gjithë vendin.

Katër orë në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit që mbyllet në orën 19.00, KQZ bën publike numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje deri në orën 15.00.  Siç edhe duket nga lista e publikuar nga KQZ, në Tiranë është numri më i madh i votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje. 117 108 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00 në kryeqytet.


Numri i votuesve deri në orën 15.00:

Malësi e Madhe 4600

Shkodër 8700

Pukë 2700

Fushë Arrëz 19959

Tropojë 24000

Has 2888

Kukës 6900

Lezhë 9400

Mirditë 4300

Kurbin 5014

Mat 6810

Klos 3020

Bulqizë 5000

Dibër 8083

Vorë 3550

Kamëz 7412

Tiranë 117 108

Kavajë 5100

Rrogozhinë 4100

Belsh 5208

Elbasan 27466

Gramsh 7446

Librazhd 8501

Lushnjë 21 746

Fier 30440

Patos 6906

Mallakastër 5573

Kuçovë 7200

Berat 11300

Skrapar 2976

Pogradec 11265

Korçë 13500

Kolonjë 3950

Këlcyrë 2900

Vlorë 23899

Himarë 3160

Delvinë 1869

Sarandë 6280

Finiq 3315

Konispol 2852

Në total 546 388, shifra 15.5%

Më herët gjatë ditës zëdhënësja e KQZ-së njoftoi se kishin marrë pjesë në votime 12 % e votuesve, ndërsa rezultati aktual tregon se ka një rritje shumë të vogël të pjesëmarrjes. Mendohet se është orari i drekës ndaj dhe shkalla e pjesëmarrjes është e ulët. Pritet që në orët në vijim të ketë një rritje.




Skip to toolbar