KE i rrëzoi kërkesën për vizat, Blok: Hollanda do të punojë me Shqipërinë

AKTUALITET


Komisioni Europian vendosi të mos pranonte kërkesën e Hollandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë këtë të mërkurë. Hollanda miratoi një kërkesë drejtuar Bashkimit Europian, ku i kërkohej vendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë, duke e argumentuar këtë me rritjen e kërkesave për azil dhe shtimin e personave me orgjinë nga Shqipëria të implikuar në organizatat kriminale në Hollandë.

Pas vendimit të KE për të rrëzuar kërkesën e Hollandës për rikthimin e vizave me vendin tonë, reagoi ambasada holandeze në Tiranë. Ndërsa pas saj, ka ardhur dhe një tjetër reagim nga vendi i “Tulipanëve”. Është Ministri i Jashtëm Hollandez, Stef Blok, i cili ka folur për mediat vendase, duke u shprehur se “Komisioni nuk ka gjetur bazë të mjaftueshme për rikthyer vizat me Shqipërinë”.

Në këto kushte, Blok, është shprehur se tashmë vendit të tij i mbetet për të punuar më tepër me Shqipërinë. “Vendi ynë do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës, mund të adresohen në mënyrë efikase”.



Skip to toolbar