Angli-Hollandë, Southgate lë në stol dy kapitenët e finalistëve të Champions League

KOMBËTARE


Anglia do të barballet me Hollandën në gjysmëfinalen e Nations League këtë të enjte në mbrëmje, nga ku ekipi fitues do të luajë në finalen e Grupit A ndaj Portugalisë, që mundi të mërkurën Zvicrën.

Skuadra e Gareth Southgate pritet të ketë dy mungesa të rëndësishme, të paktën në formacionin titullar.


Sky Sport raporton se dy kapitenët respektiv të dy ekipeve finaliste të Champions League, Harry Kane i Tottenham dhe Jordan Henderson i Liverpool, nuk do të jenë titullar të enjten në mbrëmje me Anglinë përballë Hollandës.

Në mungesë të Harry Kane, do të jetë Raheem Sterling ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për anglinë, në ndeshjen e tij të 50-të me kombëtaren.

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson dhe ai i “Spurs”, Kane, luajtën 90 minuta në finalen e Ligës së Kampiopnëve në Madrid, dhe si rezultat u bashkuan me kombëtaren këtë javë.

Kane është trajnuar me pjesën tjetër të skkuadrës së drejtuar nga Gareth Southgate, ndërsa Henderson, i cili është stërvitur vetëm, ishte i vetmi i munguar në sesionin para përgatitor që Anglia zhvilloi për ndeshjen gjysmëfinale të së enjtes.




Skip to toolbar