KED i çon Kuvendit 5 emrat për ILD, Metani kryeson me 0.6 pikë më shumë se Stojani

AKTUALITET


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë listën me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani, i cili është vëllai i Eglantina Gjermenit, është renditur i pari në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa kandidatët e tjerë janë; Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja. Kuvendi ka kohë 30 ditë që të zgjedhë Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të ILD-së mes 5 kandidaturave, zgjidhet automatikisht i pari, që është Artur Metani.


Sipas rënditjes së KED, Artur Metani ka marrë 89. 6 pikë, ndërsa ndiqet nga prokurori Sokol Stojani me 89 pikë, ose 0.6 pikë më pak. Në vend të tretë është Joana Sorraj me 82.2 pikë, ndërsa në të katërtin Eris Hysi, me 78. 3 pikë. Në vendin e fundit është renditur Lindita Troja me 63.4 pikë. Vlen për t’u përmendur se ashtu si në rastin e të zgjedhurve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të zgjedhë një nga tre kandidaturat e para, pra mes Metanit, Stojani dhe Sorrajt.




Skip to toolbar