Votimi i Konjufcës, LDK: Vendimi u mor në Kryesi

KOSOVA


Pas votimit të kandidatit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca për kryetar Kuvendi të Kosovës, LDK ka deklaruar se vendimi për votimin e tij dhe pa marrëveshje me LVV u mor në kryesinë e partisë.

Pas seancës, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku dha një deklaratë të shkurtër mbi vendimin e tyre për ta votuar të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Kuvendi që doli më pas të jetë, Glauk Konjufca. “Vendimi i sotëm i LDK-së është marrë nga mbledhja e Kryesisë”, ka thënë Abdixhiku.


Pas votimit, Konjufca i ka falënderuar të gjithë deputetët për besimin që i kanë dhënë. “Ne qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë detyrë të rëndësishme, e cila është me rëndësi”, tha ai. Ai u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për besimin e dhënë, ndërsa garantoi që si Kryesia e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjeve.




Skip to toolbar