Kërcënimet e Iranit, Xhafaj: Bota më e sigurt pas vrasjes së Sulejmanit

#NËRADAR


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj, u shpreh në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se vrasja e Kasem Sulejmanit është e ka bërë botën më të sigurt. Duke folur për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri, Xhafaj tha se “ky ishte një detyrim i Shqipërisë si anëtare e NATO-s”. Por, lidhur me këtë fakt, lideri i Iranit, Khamenei, e cilësoi Shqipërinë “vend djallëzor”. Ndaj, gazetarit Sokol Balla shtroi pyetjen nëse këto deklarata e rrezikojnë Shqipërinë.

Xhafaj u shpreh se vendi ynë nuk rrezikohet ndërsa theksoi se “pas vrasjes së Sulejmanit, i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme dhe e gjithë bota është më e sigurt”.  Megjithatë, Etjen Xhafaj shtoi se pas situatës së krijuar, strukturat e sigurisë në vend janë takuar për të diskutuar rreth ekspozimit të vendit.


“Padyshim që janë takuar të gjitha strukturat e sigurisë në vend, por edhe ato ndërkombëtare, lidhur me rrezikun dhe ekspozimin më të madh të vendit”, tha ndër të tjera Xhafaj.  Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, duke debatuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Tritan Shehu, tha se Europa është treguar e kujdesshme në deklaratat e saj lidhur me vrasjen e Kasem Sulejmanit.

Ai theksoi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet partner i besueshëm i SHBA. “Amerikanët kanë krijuar sot në Ballkan një shtet të dytë, për interesa të tyre, por na ndihmuan. SHBA na ka ndihmuar edhe pas viteve 1990 në demokracinë tonë. Europa e sotme ka qenë për vrasjen e Sulemanit ka qenë shumë e kujdesshme. Europa tha se duhet shmangur lufta, të shmanget konfrontimi sepse jemi shumë pranë konfrontimi. Europianët kanë pasur shumë kujdes e jo me sulm si Amerika. Khamenei kërcënoi në mënyrë mediatike”, deklaroi Minxhozi.




Skip to toolbar