Kërcënimet nga hakerat, sa të sigurta janë bankat? Përgjigjet eksperti Karamuço

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli se sa të sigurt janë bankat në Shqipëri nga sulmet e mundshme kibernetike.

Karamuço u shpreh se bankat kanë një sistem të brendshëm të inkorporuar dhe të pavarur aq sa është e pamundur për të hyrë në bërthamën e saj.


Pyetje: Sa të sigurt janë bankat?

“Bankat kanë një sistem të brendshëm të inkorporuar dhe të pavarur që është e pamundur për të hyrë në bërthamën e saj. Ne morëm një mësim të madhe nga sulmi iranian.

Çfarë u bë? U investua, por tani pse nuk po funksionon? Shohim që dera është hapur dhe hyjnë në institucione, a janë marrë masa? I kemi ne fajet, i shpërdorojmë apo jo.”, u shpreh Karamuço.

Ndër të tjera eksperti Karamuço u shpreh se “Mënyra se si filluan të shpërfaqen me dy llogari të ndryshme dhe ajo që ne vumë re, ishte se shkarkoheshin, por jo të shiteshin. Ndaj ne thamë që përderisa s’ka një arsye përfitimi, kjo është për panik. D.m.th. godet e përqesh strukturën shtetërore. Na është thënë që ‘mos i nxirrni në media se ushqehen shumë dhe mbahet panik në popullsi’. Unë bëja çdo një javë nga një status dhe e lashë pasi pashë se padashur po ushqeja një formë paniku, sidomos kur filluan me bankat”.




Skip to toolbar