Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës se interpol Tirana.
Ky fakt u bë i ditur gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-numrin dy të qeverisë.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, u shpreh se për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie dhe se masa është për efekt të një procedimi tjetër.
Për dosjen “Buka”, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë.
Ndërsa lexoi kërkesën për gjykim, Prokurori i SPAK Elvin Gokaj kërkoi të pyeten si dëshmitar 14 persona ndër to dhe ish ministri Shkëlqim Cani.
Ndër të tjera prokurori Gjokaj tha se kanë rënë në kontakt të një shume të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE, që po verifikohet.
