Kolumbia zgjedh kryebashkiaken e parë femër dhe pjesë e LGBT

BOTA


Kryeqyteti Kolumbia zgjodhi kryebashkiaken e saj të parë femër dhe pjesë të lëvizjes LGBT, gjatë zgjedhjeve të së dielës. Claudia Lopez është kryebashkiakja e ardhshme e Bogotas dhe zgjedhja e saj u përshëndet si një përparim i rëndësishëm, si për gratë në qeverisje ashtu edhe për të drejtat e LGBT.

Me fitoren e saj, Lopez bëhet haptazi kryebashkiakja e parë lezbike e një kryeqyteti në Amerikën Latine, një rajon që të drejtat e LGBT i ka në përparim të ngadaltë dhe paragjykimet kulturore dhe seksuale mbeten barriera ende të forta.


“Kjo është dita e gruas. Vetëm duke u bashkuar mund të fitonim. Ne e bëmë atë. Ne u bashkuam, fituam dhe bëmë histori!”  tha Lopez para një turme të gëzuar.

Shumë në komunitetin LGBT vlerësuan fitoren e Lopez si një hap të rëndësishëm përpara, në një vend ku homoseksualët dhe lezbiket ende përballen me sulmet. Blanca Duran, një ish-politikan i qytetit, tha se fitorja e Lopez, bëri që Bogota të jetë një shembull për vendin. “Po tregon se është një qytet me respekt, me diversitet, në të cilin mund të avancojmë të drejtat,” tha Duran.

Lopez fitoi me 35 % të votave me një platformë premtuese për luftën ndaj korrupsionit, për të drejtat e barabarta për komunitetet pakicë, atë LGBT apo edhe çështjet e ndjeshme në qytet si shtatzënia tek adoleshentët, transporti publik, rritja e sigurisë etj.

Claudia Lopez me partneren e saj Angélica Lozano Correa




Skip to toolbar