Kombëtarja e femrave, turpërohet nga Skocia

AKTUALITET


Kombëtarja e futbollit e femrave u mund nga Scoia me rezultatin e thellë 0-5. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat e përzgjedhura për sfidën kualifikuese ndaj Skocisë, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, përbllë rivaleve të tyre skoceze që morën kontrollin e ndeshjes që në minutat e para.

Mjaftuan 15` lojë që miket të kalonin në avantazh me Emslie, ndërsa Ross dyfishoi në të 24`. Në pjesën e dytë të lojës skuadra e femrave të Skocisë gjeti dhe tre herë të tjera rrjetën me Cuthbert, Godfrey dhe Murray, duke marrë tre pikët të rëndësishme që e ngjisin në vendin e dytë në Grupin E.


Ndërkohë, kombëtarja e femrave kuqezi ndodhet në vendin e fundit në grup, teksa në katër takimet e luajtura deri tani nuk ka marrë asnjë pikë. Golavarazhi është gjithashtu i thellë, pasi vajzat kuq e zi kanë pësuar 17 gola dhe kanë shënuar vetëm 1 në katër takime.

Ndeshja e të premtes ishte takimi debutues për Armir Grimën pas një viti mungesë pasi ndodhej në paraburgim për akuzën e trukimit të ndeshjeve.




Skip to toolbar