Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para sfidës me Italinë

Më të fundit


Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Menjëherë pas konferencës për shtyp, Kombëtarja ka filluar menjëherë stërvitjen e parë, në “Signal Iduna Park” dhe të fundit para sfidës me Italinë, ku tekniku Sylvinho do të marrë edhe vendimet përfundimtare sa i përket formacionit titullar, për sfidën ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.


Megjithaë, në plan është edhe një seancë tjetër stërvitore nesër në mëngjes, por kjo do të varet nga trajneri Syvlinho nëse dëshiron ose jo ta bëjë. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar