Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sfidoi hapur Presidentin amerikan Donald Trump me nisjen e një ofensive të gjërë ushtarake ndaj programit bërthamor të Iranit, sulm ky I cili sipas Tel Avivit ishte një sulm parandalues.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në bisedën e fundit telefonike që Trump dhe Netanyahu kishin pasur në nisje të kësaj jave, presidenti Amerikan i kishte kërkuar që të mos e sulmonte Iranin.
Ky kundërshtim i Netanyahur ndaj kërkesës së Donald Trump sipas France 24 është një goditje e rëndë mbi vizionin e Presidentit Amerikan.
Media Franceze shkruan se Trump erdhi në pushtet me zotimin për të qënë njeriu I paqes, por dicka e tillë po pengohet nga aleatët e tij më të afërt ndërkombëtar.
Shembuj të të gjithës kësaj janë refuzimi që Presidenti Vladimir Putin iu ka bërë thirrjeve të Trump për një armëpushim në Ukrainë, apo rinisja e luftës në Gaza pas përfundimit të arritur përgjatë fundi të mandatit të Joe Biden.
Vetëm disa orë përpara se Izraeli të sulmonte Iranin, Donald Trump kishte shkruar në rrjetet sociale se Washingtoni mbetej I hapur për të gjetur njv zgjidhje diplomatike me Teheranin sa I përket kërkesës së SHBA që ky vend të mos ketë armë bërthamore.
Steve Witkoff I dërguari i Trump për lindjen e mesme pritej të takohej këtë të dielë në Oman me negociatorët Amerikan, por pas sulmit Izraelit mbetet e paqartë nëse këto negociata do të vijojnë.Përgjatë muajve të fundit zërat e përçares së marrdhënies së Donald Trump me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu janë shtuar, veçanërisht pas vizitës që Trump mbajti në Lindjen e Mesme muajin e shkuar ku nuk vizitoi Izraelin.
France 24 shkruan se njeriu qe erdhi ne pushtet me Premtimin per paqe dhe një botë të begatë nuk po bind dot ata që dikur I quante “miq të tij” sic janë Vladimir Putin apo edhe Benjamin Netanyahu që të ulin armët dhe ti japin një zgjidhje konflikteve më të nxehta globale.