Komisioneri i BE, Ramës: Na thoni nevojat emergjente

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komisionerin europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič në kuadër të situatës pas tërmetit. Lenarčič ndodhet në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve që pa pas tërmeti i  26 nëntorit si dhe vlerësimin e nevojave që ka vendi. Komisioneri Lenarčič kërkoi një vlerësim të nevojave imediate si dhe premtoi një angazhim të fortë të BE  për të bërë gjithçka për të kaluar këtë situatë të vështirë.

“Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë. Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet.  Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur” tha komisioneri i BE, Lenarčič.


Kryeministri Rama vendosi theksin te krijimi i një strukturë të vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të përballej me një fatkeqësi natyrore, ashtu sikur funksionojnë vendet e BE-së.

“Ne nuk mund të parandalojmë tërmetet, por dëmet më të shumta. Do të ishte fantastike që të bënim, që në mënyrë të natyrshme, që ata ekipe që do të merreshin me fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor, të shikohej si infrastrukturë e vetme, si ajo në BE që funksionon. Pra të marrim pjesë si të vetëm, mund të jemi më të fortë nëse krijojmë një mekanizëm, që menjëherë sapo të ndodhë diçka në një nga këto vende të shkojnë menjëherë” tha Rama.




Skip to toolbar